fbpx

Дали невработените кои се евидентирани во Агенцијата за вработување повеќе од 15 години имаат право на нешто?

Дали невработените кои се евидентирани во Агенцијата за вработување повеќе од 15 години имаат право на нешто?

Одговара Рубинчо Аризанкоски од Здружението Достоинствен работник - Прилеп

A të takon kompensimi në të holla nga Agjencia për Punësim nëse të pushojnë nga puna?

Sa kohë duhet të punosh në firmë që kur të të çregjistrojnë, të të takojë kompensimi në të holla nga enti?

Përgjigjet Millan Zhivkoviq nga Fondacioni Fridrih Ebert (FES) – Shkup.

-Po, të takon kompensimi në të holla nga Agjencia për Punësim e Republikës së Maqedonisë.

Kompensimi në të holla për personin e papunësuar paguhet një muaj nëse ka stazh sigurimi më së paku 9 muaj pa ndërprerje, ose 12 muaj me ndërprerje në 18 muajt e fundit.

Nëse stazhi i sigurimit, përkatësisht stazhi i punës në firmë shkon në mbi 18 muaj, e deri në dy vjet e gjysmë, atëherë kompensimi në të holla paguhet për kohën prej dy muajsh.

Dhe, më tej vazhdon me një tabelë, e cila mund të gjendet në faqen e internetit të Agjencisë për Punësim të Republikës së Maqedonisë.

Gjithashtu, në rastin kur hiqet dorë nga kontrata e punësimit për shkaqe afariste, punëdhënësi është i obliguar që punëtorit t’i paguajë edhe kompensimin, edhe atë: në rastin deri në pesë vjet të kaluara në marrëdhënie të punës, në lartësinë e një rroge neto.

Më tej, në 5 deri në 10 vitet në vazhdim, të kaluara në marrëdhënie të punës, në lartësinë e dy rrogave; prej 10 deri në 15 vjet, në lartësinë e tri rrogave neto; prej 15 deri në 20 vjet të kaluara në marrëdhënie pune, në lartësinë e 4 rrogave neto; prej 20 deri në 25 vjet të kaluara në marrëdhënie të punës, në lartësinë e 5 rrogave neto dhe për marrëdhënie të punës me mbi 25 vjet, kompensimi është 6 rroga neto.