fbpx

Heshtje nga Drejtoria për mbrojtje të trashëgimisë kulturore

Njëri nga problemet më të mëdha në raport me mbrojtjen e Çarshisë është që kompetencat janë të ndara midis më tepër institucioneve. Për këtë shkak, përveç në komunat, përgjigje për këtë problematikë kërkuam edhe nga Institucioni nacional Qendra e konservimit, Drejtoria për mbrojtje të trashëgimisë kulturore, Qeveria, Inspektorati shtetëror për ndërtimtari dhe urbanizëm, Agjencia për kadastër të patundshmërive, Ministria e ekonomisë, por edhe nga kompani të cilat marrin pjesë në rinovimin e Çarshisë.

Nga një pjesë e përgjigjeve, fitohet përshtypja se ekziston një galimatias në raport me përgjegjësinë për gjendjet në Çarshinë, se ajo lehtë  hidhet nga njëri institucion në tjetrin, por edhe se ekziston një mos-dëshirë e përgjithshme që të mënjanohen pengesat administrative për të gjetur zgjidhje përkatëse për mbrojtje efikase të trashëgimisë kulturore.

Okupacijata na Starata skopska carsija se meri vo hektari 1 1

Në IK Qendra e konservimit, në pyetjen se sa leje konservimi janë të lëshuara për periudhën 2008 – 2020 për objekte në Çarshinë e vjetër të Shkupit, na vunë në pah që ti drejtohemi Drejtorisë për mbrojtje të trashëgimisë kulturore (DMTK).

“Ekziston dallim midis atyre të kërkuara dhe të lëshuara, duke mos hyrë në atë nëse të njëjtat do të korrespondojnë. Lejet e konservimit i lëshon DMTK”, thonë nga Qendra.

Pyetëm edhe nëse në këtë periudhë janë rrënuar objekte të ndërtuara në të egër ose pa leje sipas njohurive të Qendër nacionale të konservimit. Prej atje thonë se ata vetëm dërgojnë raport për procedura të mëtejme. 

“IK Qendra e konservimit – Shkup dërgon raport me foto-dokumentacion nga këqyrja e bërë të zbatimit të aktiviteteve ndërtimore dhe të tjera të realizimit të dyqaneve me rrugë, numër dhe parcelë të kadastrës të cilët nuk e kanë zbatuar procedurën ligjore  dhe të njëjtin ja dërgojmë Drejtorisë për mbrojtje të trashëgimisë kulturore – në shërbimet e inspektimit. Procedurën e mëtejme  e zbatojnë institucionet tjera përkatësisht DMTK, në pajtim me kompetencat, procedurën për rrënim – rrëzim ja dërgon instancës tjetër, e ai është  Inspektorati Shtetëror ndërtimor. Sa ndërtime jo-legale ka të rrënuara për periudhën 2008 – 2020, mund ti drejtoheni DMTK si parashtrues të kërkesave dhe Inspektoratit Shtetëror ndërtimor si kryerës, për një përgjigje të plotë”, thonë nga Qendra e konservimit.

Në raport me numrin e hulumtimeve të kryera arkeologjike në vendet e parapara për ndërtim/rikonstruktim nga viti 2008 deri tani edhe në raport me atë se çfarë është konstatuar, prej atje thonë se në sajë të kërkesës së parashtruar në periudhën e viteve nga 2008 – 2020 janë zbatuar vetëm pesë hulumtime mbrojtëse konservuese-arkeologjike.

“Varësisht nga lokacioni janë gjetur dy vende varrimi njëri nga periudha otomane dhe njeri nga periudha krishtere, ndërsa në të tjerat janë gjetur themele dyshemeje”, thonë nga Qendra.

Pyetje i parashtruam edhe Drejtorisë për mbrojtje të trashëgimisë kulturore, që është njëri nga institucionet më përgjegjëse kur është në pyetje Çarshia e vjetër e Shkupit.

Midis të tjerave, pyetëm se sa leje ndërtimi janë kërkuar dhe janë dhënë për Çarshinë nga viti 2008 e këtej, sa ndërtime të egra janë konstatuar dhe kush i ka bërë, sa prej tyre janë ndërprerë ose janë rrënuar, çfarë objekte mund të ndërtohen në zonat e kontaktit. Deri në publikimin e hulumtimit, prej atje nuk u përgjigjën në asnjë pyetje.

Nëse nuk ka vërejtje nga kadastra, nuk ka mbrojtje

Pas reagimeve të shumta në opinionin për pamjet negative në Çarshinë, Qeveria kërkoi nga Inspektorati shtetëror për ndërtimtari dhe urbanizëm të bëjë kontroll të objekteve të ndërtuara në mënyrë të egër në Çarshinë e vjetër të Shkupit. 

Në seancën e shtatë të rregullt  në shkurt Qeveria nuk e pranoi raportin e paraqitur nga Inspektorati Shtetëror për ndërtimtari dhe urbanizëm dhe e obligoi që të bëjë këqyrje në objektet e ndërtuara pa leje në boshtin e Çarshisë së vjetër të Shkupit. Në pyetjen tonë se me çfarë arsyetimi është kthyer raporti, nuk morëm një përgjigje konkrete.

“Qeveria e obligoi Inspektoratin Shtetëror për ndërtimtari dhe urbanizëm që të bëjë këqyrje të re të objektet e shtuara pa leje në boshtin e Çarshisë së vjetër të Shkupit, Qeveria e obligoi Agjencinë për kadastër që të dërgoj një paraqitje vizuale  të boshtit të mbrojtur dhe ti shënjojë objektet për të cilat ekziston dyshimi se janë shtuar pa leje”, kumtuan nga Qeveria.

Nga Inspektorati e morëm raportin për këqyrjen e re në objektet e ndërtuara pa leje. Mes të tjerave, nga raporti, për dy ndërtime në të cilat punohet, kanë konstatuar se janë të vendosura në kufijtë e zonës së mbrojtur, por se Agjencia për kadastër të patundshmërive në evidencën nuk ka vënë vërejtje se janë pjesë përbërëse e Çarshisë së vjetër të Shkupit si trashëgimi kulturore me rëndësi të posaçme, gjë e cila sipas Inspektoratit është në kundërshtim me nenin 5 të Ligjit për shpalljen e Çarshisë së vjetër të Shkupit si trashëgimi kulturore me rëndësi të posaçme. 

Njëri nga këto ndërtimet është në parcelën kadastrale 9438, që sipas sistemit informues gjeografik është objekti i “Menadës” së mëparshme.

“Për objektin e vendosur në PK 9438 KK Qendër 1, është konstatuar se bëhet mbindërtimi i objektit ekzistues, e për këtë është ngritur procedurë administrative dhe është sjellë vendimi për mënjanimin e mbindërtimit” shkruan në raportin e Inspektoratit  të datës 4 maj.

“Vetëm pyet” nga Inspektorati kërkoi edhe përgjigje konkrete se përse ende nuk ka aktivitete për rrënimin e objektit te “Menada”, por prej atje na thanë se përgatitja e aktit administrativ është ende në procedurë.

“Informacioni nga dokumenti që është në procedurë të përgatitjes dhe ende është lëndë e harmonizimit tek poseduesi i informacioneve, zbulimi i të cilave do ta kishte shkaktuar të kuptuarin e gabuar të përmbajtjes”, thonë nga Inspektorati Shtetëror, prej ku informojnë se procedura administrative janë ngritur edhe për objekte të tjera, si, për shembull, për parcela ku si pronarë paraqiten “Bushi fashion” SHPK Shkup, i  ndonjë farë Branko Sptirovskit dhe e shtetit.

Nga Inspektorati në raportin përmendet se për çdo ndërtim që gjendet në hapësirën e tërësisë monumentale Çarshia e vjetër e Shkupit, ka nevojë që të bëhet evidencë kadastrale me vërejtje se ndërtimi paraqet trashëgimi kulturore me rëndësi të posaçme dhe se ka status të trashëgimisë kulturore të kategorisë përkatëse.

Ekipi ynë kërkoi përgjigje me interes publik  edhe nga Kadastra, për at[ se deri ku është realizimi i shfaqjes vizuale të boshtit të mbrojtur, për sa objekte ekziston dyshimi se janë ndërtime të egra, a është bërë ri-dedikim në raport me gabaritin e objekteve. Si rrjedhojë kërkuan që e tërë procedura të zhvillohet përmes kërkesës për informacione me karakter publik, por edhe pse e bëmë atë, deri tani në redaksinë tonë nuk janë dërguar përgjigje.

Gazetar: Martin Pushevski

  Tërë storien mund ta lexoni KËTU  

Тагови:

Поврзани написи