fbpx

Kur nuk mund të rregullohet e tërë Çarshia, së paku të “zbukurohen” vitrinat

Në opinionin e ekspertëve deri tani disa herë u debatua rreth ndryshimit të vitrinave të dyqaneve në Çarshinë e vjetër të Shkupit dhe, në përgjithësi, rreth projekteve për “rinovim” të boshtit të saj qendror. Hulumtimi ynë tregoi se për tre vite janë lidhur kontrata për tri tenderë për projekte të tilla nga institucione të ndryshme.

Kështu, Ministria e ekonomisë në datën 29.11.2017 lidh kontratë me shoqërinë për projektim, prodhim, tregti, turizëm dhe shërbime “JORD SHPKPNJ” eksport-import Shkup për përgatitje të zgjidhjes projektuese për Çarshinë e vjetër të Shkupit, Çarshinë e Ohrit, Çarshinë e Manastirit dhe çarshinë e Strugës.

Komuna Çair, me përkrahje të Ministrisë së ekonomisë, në datën 02.10.2019 lidhi kontratë me “Konstruktor” SHPK për përtëritje të vitrinave të 97 dyqaneve në Çarshinë e vjetër të Shkupit.

Komuna Qendër, ndërkaq, më 3 qershor të këtij viti lidhi kontratë për rregullim të vitrinave dhe të reklamave në Çarshinë e vjetër të Shkupit, në pajtim me Programin për zhvillim të turizmit për vitin 2020 me një shoqëri për prodhim, tregti dhe shërbime “MI KOMERC 2000” SHPKPNJ import-eksport Kavadar.  

 

Okupacijata na Starata skopska carsija se meri vo hektari 2 1

Nga Ministria e ekonomisë thonë se në thirrjen në vitin 2017 janë paraqitur pronarë të dyqaneve të cilët dëshirojnë që vitrinat e tyre të ndërrohen, me qëllim të kthimit së dukjes autentike.

“Komisioni nga Ministria e ekonomisë, komunat dhe Ministria e kulturës i shqyrtuan kërkesat dhe bënë listë të objekteve të cilat kanë nevojë për ndërrim të vitrinave. Nga çarshia e Strugës nuk kishte asnjë aplikim, prandaj në fazën e projektimit të njëjtat nuk janë të përfshirë. Në vitin 2018 me kërkesë të komunave të njëjtave u është vazhduar afati i realizimit, me ç’rast deri në fund të korrikut të vitit 2020 duhet të dërgojnë raport për realizim. Sipas informacioneve me të cilat disponon Ministria e ekonomisë – Çarshia e Shkupit është kah fundi i punëve, objektet në çarshinë e Ohrit kanë filluar të punohen, ndërsa në Manastir për shkak të disa problemeve teknike me dokumentacionin, fillojnë tani me realizimin”, thonë nga Ministria e ekonomisë.

Në raport me kontratën me kompaninë “Konstruktor”, nga atje thonë se sipas informacioneve të tyre ai zbatohet edhe në afatin e paraparë do të jetë e përfunduar. Për më tepër informacione na drejtuan të kërkojmë në Komunën e Çairit.

Nga Ministria vënë në pah se në pajtim me dokumentacionin projektues, vitrinat e reja duhet ta tregojnë pasqyrën e vërtetë të çarshive, ta kthejnë pamjen autentike, e në të njëjtën kohë të përmbajnë materiale cilësore.

“Për çdo objekt ka leje konservimi, e cila i ka përshkruar të gjitha detajet për çdo vitrinë veç-e-veç. Materiali për punimin e vitrinave është dru dhe të njëjtat nuk janë të unifikuar, përkundrazi – të gjithë janë të ndryshëm varësisht se çfarë ka qenë dukja e tyre në të kaluarën. Përkatësisht me këtë projekt nxirret plastika dhe alumini nga dyqanet dhe kthehet druri si material”, theksojnë nga Ministria.

Përgjigje për dukjen e re të dyqaneve kërkuam edhe nga kompanitë “JORD” dhe “Konstruktor”. Nga e  para me dashamirësi na ri-dërguan te Ministria e ekonomisë, ndërsa nga e dyta nuk ju përgjigjen pyetjeve tona.

Gazetar: Vlladimir Nikolloski

  Tërë storien mund ta lexoni KËTU 

Тагови:

Поврзани написи